Bëri një postin në Facebook, policia shqiptare e dërgon në burg

Vajza që shihni në foto është Xhulia Aliaj, e cila është arrestuar sot në mëngjes nga policia me akuzën e përhapjes së panikut.

Po çfarë ka bërë Xhulia?

Ajo ka postuar në llogarinë e saj në facebook një shkrim të avvenire.it, organ i Selisë së Shenjtë, Vatikan.
Në këtë shkrim lajmërohet çarja e depozitave të gazit në Porto Romano dhe Xhulia kërkon në një status: “I lutemi shtetit dhe autoriteteve te portit te naftes ne Porto-Romano te vleresojne gjendjen e depozitave me nafte dhe gaz.
Kemi shume frike! Presim pergjigje!”.
Ky është krimi i Xhulias që pret përgjigje dhe ata ia kanë dhënë përgjigjen; e kanë arrestuar.

Edi Rama kërcënoi disa herë dje mediat dhe njerëzit që guxojnë të flasin në rrjetet sociale. Pas përndjekjes së administratorëve të “Jeta osh Qef”, Xhulia Aliaj ka fatin e zi të prangoset e me siguri të persekutohen dhe ata që lexojnë dhe shpërndajnë “L’Avvenire” nga besimtarë në priftërinj./27.al