Berisha: ‘Turku me na dasht ndërton fabrika e jo xhamia’

Deputeti i AAK-së, Rrustem Berisha ishte i ftuar në një emision politik mbrëmë ku kryesisht foli rreth investimeve të shteteve të huaja në Kosovë.

Rrustem Berisha tha se ne këtu shumica mashtrohemi me disa shtete duke menduar se na ndihmojnë, pasi ata në fakt asnjëherë nuk e bëjnë një gjë të tillë.

Mes shteteve të diskutuara, ishte edhe Turqia, ku sipas tij, Turku nuk është se na don aq sa e bëjnë, pasi nëse do na donte dhe do na mbronte do ndërtonte fabrika këtu dhe jo xhamia. Në lidhje me këtë, ai tha se kryeminstri Ramush Haradinaj së shpejti..