Bërns: Vetëm me punë të përbashkët mund të shpresojmë në ndaljen e suksesshme të virusit dhe gjetjen e vaksinës

Përballemi me një situatë të re për të gjithë ne dhe vetëm me punë të përbashkët – duke tejkaluar kufijtë kombëtar, ndarjet partiake e të tjera dhe me bashkëpunim mes sektorit privat, joqeveritar dhe publik – mund të shpresojmë në ndërprerjen e suksesshme të virusit dhe gjetjen eventuale të vaksinës, porositë ambasadorja amerikane Kejt Mari Bërnz në letrën e hapur drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Në letrën, ambasadorja Bërnz bën të ditur se këtu në Evropë, në SHBA dhe kudo në botë, përballemi me sfidë fondamentale për jetën, ashtu siç e dinim edhe se tatimi që Kovid – 19 e merr në raport me jetët e njerëzve dhe përditshmërinë tonë ishte thuajse i paparamenduar para vetëm gjashtë muajve.

– Njerëzit e dy vendeve tona, bashkë me të gjitha shtetet tjera të prekura nga kjo, janë bashkuar në pikëllimin ndaj të ndjerëve, kujdesin për të sëmurët dhe pritjet me kujdes për kthimin eventual të jetës normale, të përditshme. Jam e prekur nga deklaratat e ngushëllimit që më janë transmetuar këtu për viktimat në vendin tim. Në mendimet tona jemi së bashku me të gjithë në Maqedoninë e Veriut që i humbën të dashurit dhe dërgojmë dëshira për shërimin e shpejtë e të sëmurëve nga ky virus, thekson Bërnz.

Shprehet se kjo është një situatë e re për të gjithë ne dhe i shprehë Qeverisë mirënjohjeje për punën dhe mënyrën në të cilën përballet me krizën. Pa marrë parasysh sfidat që na i sollën ditët e kaluara, ambasadorja bën të ditur se vazhdimisht shikon shenja të shpresës dhe mirësisë.

– Më inkurajojnë shprehjet e përditshme të eupatisë kudo rreth nesh: fqinjit që u ndihmojnë të moshuarve; shërbimeve emergjente dhe punëtorëve shëndetësorë të cilët me ngushëllim kujdesen për të sëmurët; shitësve; vozitësve të kamionëve, farmacistëve dhe shumë të tjerëve, të cilët vazhdojnë të punojnë që jetët tona të vazhdojnë sa është e mundshme në mënyrë normale në këto kohëra të pasigurta; dhe shumë shembuj të tjerë të humanitetit njerëzor, thekson Bërnz.

Kufizimet në jetën e përditshme, bën të ditur Bërnz në letrën, mua më dhanë mundësinë të mësoj gjëra të reja, mënyra të reja të komunikimit dhe ndërlidhjes në kohën e distancimit social.

– Na mungon mundësia që të takohemi drejtpërdrejt. Në vend të kësaj, ekipi i Ambasadës, mësohet të punojë nga distanca, duke përdorur lidhje të video-konferencave për mbledhje, në mënyrë që t’i ruajmë kontaktet tona dhe të vazhdojmë të krijojmë kontakte të reja. Këto nuk ishin ndryshime të lehta për cilindo prej nesh, por të gjithë e kuptojmë nevojën për sakrificë të përbashkët në mënyrë që t’i mbrojmë më të prekurit dhe ta drejtojmë vijën e lakuar, thekson ambasadorja amerikane.

Bashkë me miqtë dhe aleatët tjerë, SHBA-ja e jep kontributin e saj për t’i ndihmuar Qeverisë këtu në përballjen me këtë krizë të paprecedencë.

– Javën e kaluar kisha kënaqësinë të paralajmëroj grante në vlerë prej 1,1 milionë dollarë për Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe për UNICEF-in, për luftimin e Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut. Këto mjete do të shfrytëzohen për t’u ndihmuar laboratorëve shtetërorë për testim masiv, për trajnim dhe pajisje të ekipeve për intervenim të shpejtë për kërkimin e rasteve pozitive dhe për realizimin e anketave për ndjekjen e kontakteve, për ndihmë në zbatimin e skriningut në vendkalimet kufitare, si dhe për forcimin e komunikimit me bashkësitë e margjinalizuara që do të ishin më të prekura në rast të përhapjes masive të infektimit, shprehet Bërnz në letrën.

Ndihma, bën të ditur ajo, nuk vjen vetëm nga Qeveria amerikane, por edhe nga organizatat joqeveritare amerikane, federatat private dhe universitetet janë disa nga ndihmësit e mëdhenj në botë, ndërsa kjo krizë nuk bën përjashtim.

– Për shembull, Universiteti Braun dhe Projekti HOPE para do kohë përfunduan me trajnimin onlajn kundër KOVID-19 për 40 mjekë dhe personel mjekësor nga Maqedonia e Veriut. Këta persona mjekësor e transmetojnë atë që e kanë mësuar dhe trajnojnë të tjerë në mbarë vendin, duke ndihmuar që të rriten dituria dhe shkathtësitë e punëtorëve shëndetësor të cilët janë në vijën e parë të përballjes me sëmundjen, shprehet ambasadorja amerikane Bërns.

Sektori privat, gjithashtu është i përfshirë në përballjen me sfidën, me kompani nga gjithë vendi që japin kontributin e tyre personal për përballje me pandeminë.

– Kanë dhuruar shumë mjete në para ose pajisje dhe produkte mbrojtëse, kanë bërë ndryshime në linjat prodhuese ose nga ana tjetër i kanë ngrirë çmimet. Disa, si Google ose Aple, u pajtuan që të përshpejtojnë procesin e përfshirjes së aplikacioneve korona. Kompani të tjera, si KFC, u përqendruan në shëndetin e personave që janë të parët në goditje, si shërbimet e ndihmës së shpejtë, mjekët dhe personeli mjekësor, duke dhuruar ushqim dhe racione të shëndetshme, bën të ditur në letrën e hapur ambasadorja amerikane.

Fatmirësisht, shton ajo, angazhimi ynë nuk është ndonjë risi dhe është ndërtuar më shumë se dy dekada përmes investimeve dhe mbështetjes amerikane për sistemet shëndetësore dhe sistemet e menaxhimit të krizave në Maqedoninë e Veriut.

– Gjatë kësaj kohe kemi siguruar mbi 11 milionë dollarë amerikanë për sektorin e shëndetësisë, një pjesë kjo e ndihmës së përgjithshme prej mbi 730 milionë dollarëve amerikanë. Këtu bën pjesë edhe ndihma financiare për rinovimin e laboratorit kombëtar, që tani është duke i përpunuar shumicën e testeve për Kovid-19, shprehet Bërnz.

Sipas saj, pritet shumë punë pasi të përfundojë ky kërcënim dhe në këtë SHBA-ja do të mbetet partneri ynë i përhershëm.

– Ekipi im dhe unë tashmë mendojmë për atë që do të vijojë dhe si të ndihmojmë që gjërat të kthehen në normalitet. Në mes të kësaj krize, vendi juaj zyrtarisht iu bashkëngjit NATO-s dhe mori ftesë për t’i filluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dy të arritura për të cilat kemi punuar me dekada të tëra. Kam bindjen se nga kjo përvojë do të dalim më të fuqishëm, partneriteti ynë do të jetë më i thellë dhe së bashku do të mund të ndërtojmë mundësi të reja për të ndihmuar që t’i realizoni aspiratat tuaja për ardhmëri të fuqishme, dinamike dhe rezistuese, qëndron në letrën e hapur të ambasadores amerikane Bërnz.