BESA LIMANI:FLAKA E JANARIT NDRIT PANDALUR ÇEREK – SHEKULLIN QË LAM PAS

– Shumë të dashura Familje të Dëshmorëve;
– Të respektuar atdhetar, veprimtar, të burgosur politik, luftëtar dhe të plagosur të lirisë;
– Të nderuar pjesëmarrës;

Pas përfundimit të luftërave ballkanike, luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, populli shqiptar përjetoi tmerret ngase pjesa më e madhe e territorit të Shqipërisë mbeti jashta kufinjëve të çlirimit. Dhe nga ky fakt pasi flaka e lirisë në gjirin e atdhetarëve akoma ishte e pashuar pushtuesi filloi edhe përndjekjet, burgosjet, internimet dhe vrasjet e pjesëmarrësve në çetat e lëvizjeve të ndryshme të cilat kishin përkrahur dhe luftuar, për idenë e bashkimit kombëtar.

Pushtetarët në Kosovë me në krye Rrafman Morinën filluan ndjekjet dhe përndjekjet e Adem Demaçit, Ahmet Haxhiut, Hydajet Ysenit, Ukshin Hotit, Jusuf e Barshosh Gërvallës, Kadri Zekës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës, Fadil Vatës, Fehmi Lladrovcit, Mefmet Hajrizit, Bajrush Xhemajlit dhe mijëra patriotëve të tjerë.
Në këtë periudhë në të gjitha viset e perëndimit vepronin klubet e ndryshme të puntorëve që arritën t’i bëjnë bashkë Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu, të cilët u arratisën nga ndjekja që u bënte shërbimi sekret i pushtetit jugosllav.
Pas atentatit në vitin 1982 pushuan së rrahuri zemrat e tre veprimtarëve të cilët kishin bërë hapin madhështor për të bërë bashkë shqiptarët mbrenda dhe jashtë vendit.
E gjitha kjo me të vetmin qëllim që uniteti t’i printe një lufte për çlirim dhe bashkim kombëtar. Por zemrat e këtyre tre gjigandëve të popullit tonë që rrihnin një jetë për Atdheun dhe lirinë e tij, u pushuan nga planet ugurzeza të sllavëve të cilët nuk përzgjidhnin mjet për të shuar lëvizjet shqiptare që vepronin në drejtim të bashkimit të organizatave dhe lëvizjeve në vendlindje e në perëndim..
E vërtetë se zemrat e tyre pushuan, por Amanetet për gjeneratën pasuese i rrjeshtuan në vargjet e poezive të tyre, në ritmin dhe kompozimin e këngës së tyre, në mesazhet e fjalimeve të tyre. Kështu që fjalia e Kadri Zekës në dasmën e Tij ishte:
– “Le të shërbejnë këto momente, për të dalur sa më fuqishëm dhe të koordinuar në luftën tonë për liri dhe bashkim kombëtar. ”
Ndërkohë që vargjet e Jusufit me kompozimin e këngës për nënën e që me nocionin nënë nënkuptonte Kosovën, u shëndërruan në Himn për çdo të ri që jetonte në perëndim dhe që ishte i dëbuar nga pushtuesit vetëm nga fakti se kërkonte drejtësi e liri.

Vërtet u shuan tre yje që i bënin dritë mbarë Shqiptarisë, por me këtë rast lindën dhe shënd’rritën mijëra yje, të cilët do të ndritnin Kosovën në periudhat pasuese e që janë të pavdekshmit: Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, Shaban, Hamzë dhe Adem Jashari, Ismet Jashari – Kumanova, Ilir Konusheci dhe mijëra të tjerë.

Vala e internimeve, burgosjeve dhe vrasjeve do të flakronte edhe anën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, kështu që me burgje të rënda do të vuanin dënimet familja e Jonuz Musliut, Halil Selimit dhe shumë patriotëve të tjerë, të cilët më pastaj detyrimisht braktisnin vendlindjen duke gjetur strehun e veprimtarisë tek Lëvizja Popullore e Kosovës – dega jashtë vendit.
Pushteti u tregua i pamëshirshëm edhe ndaj Kumanovarve atdhetar Xhemail Jasharit, Arif Seferit, Muharem Shaljanit, Granit Osmanit dhe Nexhbedin Jasharit me vllezërit e Tij.
Shkupi do të burgoste dhe dënonte me pushkatim Azem Moranën, Halim Oranën, Hysni Rudin dhe ndër vite nuk kurseu asnjë patriot dhe student shqiptar i cili do të rrjeshtohej në arradhat e lëvizjeve për çlirim dhe bashkim kombëtar. Me këtë rast do të burgoseshin edhe guerilasit Haki Hoxha, Qemal Shaqiri, Muhamet Ramadani si dhe përndiqeshin Fati Iseni dhe Harun Aliu – Kushtrimi.
Ndërkohë që në Tetovë përndjekjet kishin filluar që nga viti 1955 duke burgosur mësuesin e shquar të asaj kohe Mehmet Gegën, më pastaj Shaban Xheladinin, Rafi Halilin, Zaim Beqirin dhe qindra të tjerë.
Pasuan përndjekjet dhe burgosjet në Gostivar me Hajredin Kazën, Zudi Bilallin, Refik Dautin, Nafije Zendelin, Valdeta Fejzullahun dhe shumë patriotë e studentë të tjerë.
Shërbimi sekret do të shtrinte dorën e tij edhe në Dibër ku do të ndiqte dhe burgoste Kastriot Haxhirexhën, Petrit Bomovën, Bashkim Mashkullin si dhe shokë e studentë të cilët ndiqnin rrugën e lirisë.
Nuk mbetën pa u kursyer as struganët dhe në periudha të ndryshme do të vuanin dënimet Kadri Llabënishti, Irfan Gashi, Shefit Iljazi, Tahir Hani, Murat Lumani, Halit Naxhaku e të tjerë.
As qyteti i Kongresit të gjuhës nuk u kursye dhe njeriu që do të paguante çmimin e sakrificës me burgim ishte edhe Medin Xhemaili nga Manastiri.
Çfarë të themi në këtë natë për Uskanën legjendare, të cilës i ndjekin, përndjekin dhe i vrasin bijtë dhe bijat në të gjitha periudhat historike të saj. E fillojmë me heroin Sadin Selmanin, Kalosh Danin, Veli Hoxhën, Hamdi Demën, Kurtish Kollarën, Mefail Shehun, heroinën Sulltanë Qafa, duke vazhduar me flamurtarët Fazli Veliun, Imer Krotkën, Mustafa Fejzën, Sulejman Elezin…