Besiana Mehmedi&Shkodran Tolaj laurohen me ‘Çmimin e Karrierës’

Dy artistë të mirëfilltë të muzikës shqipe Shkodran Tolaj&Besiana Mehmedi janë nderuar për punën e tyre artistike me “Çmimin e Karrierës”, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.Më shumë se fjalët, flasin projektet e tyre muzikore, organizimet e shumëta në fushën e kulturës si në Kosovë po ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut.
Derisa përmes një postimi këngtarja, këtë çmim ia ka atribuar babait të saj Qani Mehmedit të cilin siç e thotë edhe vetë e ka pasur model në jetë.

Ky është postimi i plotë:

Një vlerësim dhe çmim nderi për rrugën 20 vjeçare në art e cila tek unë ka nisur si trasim me mbështetje të parezervë nga modeli im në jetë, babai Qani Mehmedi të cilit i përkulem përjetësisht. Porosia e tij ishte “të vegjëlit merren me llafe, të mesmit me njerëz e të mëdhenjtë me procese. Merru me punën dhe lëre që ajo të flasë vet duke ndërtuar gjithçka me ndershmëri”
Për tërë sukseset e viteve të fundit e posaqërisht ato të ditëve më të vështira, i falemnderohem bashkëudhëtarit të jetës e profesionit, Shkodran Tolaj me të cilin tash e sa vite kemi arritur të krijojmë profilin e përbashkët artistik.
“Votra”, tv 21, bashkëpunëtorë e gjithë juve artëdashës dhe adhurues të artit tonë, iu falemnderit!