Në Kuvendin e djeshëm zgjedhor në kuadër të zgjedhjeve brendapartiake, në Tearcë u zgjodh kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim, Besnik Elezi.
Kuvendarët e deleguar njëzëri zgjodhën edhe kryesinë e degës si dhe këshillin mbikëqyrës të degës së Tearcës.
Punimet e Kuvendit zgjedhor i ndoqi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, bashkë me nënkryetarin Nevzat Bejta, sekretarin organizativ, Artan Grubi, ministrin e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, deputetin Xhevat Ademi dhe të tjerë. .