BESNIK RAMETI AVANCOHET NË DOKTOR TË HISTORISË


Teza e doktoraturës “Pozita e shqiptarëve e Shkupit me rrethinë gjatë viteve 1918-1941”, është temë e përgjithshme dhe brënda saj janë trajtuar tematika të ndryshme.Kjo krijon mundësi për të qenë një bazë e mirë për hulumtime të ardhshme, sidomos për jetën ekonomike dhe shoqërore të shqiptarëve në Shkup me rrethinë ndërmjet dy luftërave botërore.

Tetovë, 2 shtator – Sot në Universitetin e Tetovës, para komisionit të përbërë nga: Prof.dr. Zeqirja Idrizi (kryetar), Prof. dr. Fehari Ramadani, Prof.dr. Zeqirja Rexhepi, Prof.dr. Isak Sherifi (anëtarë) dhe Prof. dr. Nebi Dervishi (mentor), Mr. Besnik Rameti mbrojti me sukses tezën e toktoraturës me titull: “Pozita e shqiptarëve në Shkup me rrethinë gjatë viteve 1918-1941”, me ç’rast u avancua në doktor të historisë.
Kjo tezë doktorature, që vjen si rezultat i hulumtimeve të shumta arkivore e dokumentare, pasuron këndvështrimin shkencore për një nga periudhat më të ndjeshme të historisë në mes të viteve 1918-1941.
Materia që trajton Besnik Rameti kap një kronologji mjaft dinamike të zhvillimit të raporteve në mes të popullatës shqiptare dhe oligarkisë së atëhershme shtetërore, duke filluar nga Pozita e shqiptarëve në Shkup dhe rrethinë gjatë sundimit të Mbretërisë Serbe Kroate dhe Sllovene (SKS) 1918-1929, që përfshinë Ndarjen administrative dhe territoriale të shqiptarët në Shkup me rrethinë; Gjendja ekonomike e shqiptarëve në Shkup me rrethinë;Gjendja politike e shqiptarëve në Shkup me rrethinë gjatë viteve 1918-1929.
Në këtë kontekst i bëhet një vështrim i thukt edhe Lëvizjes kaçakenë rrethin e Shkupit nën udhëheqjen e Adem Bulkut, e cila kanë qënë në kontak të përhershëm me lëvizjet kaçake të Kosovës dhe lëvizjen kaçake të Maqedonisë Perëndimore.
Në kapitulli i dytë, Besnik Rameti trajton Pozitën e shqiptarëve në Shkup me rrethinë gjatë Mbretërisë së Jugosllavisë (1929-1941),që përfsgin nënkapituj: Ndarja administrative dhe territoriale dhe shqiptarët në Shkup me rrethinë;Gjendja ekonomike e shqiptarëve në Shkup me rrethinë;Pozita politike e shqiptarëve në Shkup me rrethinë gjatë viteve 1929- 1941;Roli i Bashkësisë Fetare Islame 1929-1941.
Kapitulli i tretë trajton Reformat agrare dhe kolonizuese dhe pozita e shqiptarëvenë Shkup me rrethinë, që përfshinë: Reformat agrare dhe kolonizuese gjatë viteve 1918-1929; Reformat agrare dhe kolonizuese gjatë viteve 1929-1941;Konventa jugosllavo-turke.
Në këtë pjesë të doktoraturës, Besnik Rameti shkoqit rrethanat socio-ekonimike të shqipatrëse Pas Luftës së Parë Botërore. Ko sidomos u reflektua në pozitën e shqiptarëve të Shkupit me rrethinë, të cilët humbën çdo prespektivë ekonomike dhe politike, me ç’rast filloi shpërngulja e tyre me plane të caktuara nga ana e pushtetit të ri serb, me qëllim që të sllavizoj qytetin e Shkupit me rrethinë. Pas përfundimit të Luftëssë Parë Botërore, vazhdoi procesi i kolonizimit në trevat lindore. Pushteti, kolonët i vendoste në shtëpitë e fshatarëve vendas shqiptarë dhe të atyre të shpërngulur. Kolonëve, përveç tokës së dhënë falas, pushteti disave ua ndërtonte edhe shtëpitë, si dhe u jepte material ndërtimor, kredi, i lironte nga tatimet shtetërore dhe komunale, kurse të drejtën e plotë si pronarë do ta mernin pas 10 vjetësh. Në këtë drejtim, Kisha Ortodokse Serbe, ishte e privilegjuar, dhe ajo u vu në shërbim të kolonizimit të trevave lindore. Shqiptarët duhej të asimiloheshin, të shkombëtarizoheshin dhe të shndërroheshin në pakicë. Gjatë viteve 1936-1938, sipas hulumtimeve të bëra nga historian Besnik Rameti, rezulton se filloi procesi i shpërnguljes së shqiptarëve duke i realizuar të gjitha projektet që dirigjoheshin nga Beogradi, kurse Platforma më e rëndë për zhdukjen e shqiptuarve ishte e akademikut Vaso Çubriloviq.
Në kapitullin e katërt trajtohet Organizimi i jetës arsimore dhe kulturore të shqiptarëve në Shkup dhe rrethinë gjatë viteve 1918-1941, që përfshinë Arsimin e shqiptarëve në Shkup me rrethinë ndërmjet dy luftërave botërore.
Sipas kësaj teze të doktoraturës del se politika arsimore e asaj kohe ishte më tepër preokupim i pushtetit ushtarako-policor sesa politikë shtetërore-arsimore.Pasi e analizuan situatën, ata filluan të sjellin mësues në trojet shqiptare. Ardhja e këtyre mësuesve nuk u prit mirë nga popullata.
“Hapja e shkollave fillore për pakicat kombëtare”, e cila ishte parashikuar në nenin 16 të Kushtetutës së Vidovdanit, ngeli vetëm një akt në letër dhe kurrë nuk u zbatua, veçanërisht për shqiptarët.Në dokumentet dhe në shtypin e kohës është pasqyruar në mënyrë të gjërë e të qartë politika antishqiptare në fushën e arsimit, qëndrimet e tyre kundër mësimit e shkollës shqipe. Ministria e Arsimit, në Mbretërinë serbe-kroate-sllovene, filloi të hapte shkolla në gjuhën serbo-kroate, sidomos në Shkup, të cilat ishin krydeisht shkolla të ulëta profesionale, gjimnaze, shkolla fetare, shkolla e larta.
Gjatë hartimit të këtij punimi të doktoraturës me titull Pozita e shqiptarëve në Shkupit me rrethinë gjatë viteve 1919-1941, Besnik Rameti është mbështetur në teorinë shkencore dhe metodologjinë e punës kërkimore-shkencore. Janë shfrytëzuar disa metoda shkencore, si analiza, sinteza, krahasimi dhe kriticizmi. Ndërsa metoda përshkruese për shkak të natyrës së punimit do të gjejë zbatim me të gjerë.
Për përgatitjen e këtij punimi ambicioz, ai ka shfrytëzuar burime arkivore të botuara dhe të pabotuara, gazetat zyrtare të Mbretërisë SKS dhe Mbretërisë së Jugosllavisë, shtypin ditor të kohës, punime shkencore nga revista të ndryshme, monografi, literaturë të përgjithshme në gjuhën shqipe, serbe, maqedone.
Tema e doktoraturës “Pozita e shqiptarëve e Shkupit me rrethinë gjatë viteve 1918-1941”, është një përpjekje për të pasqyruar njërën nga periudhat më të vështira të shqiptarëve në Shkup dhe rrethinë, sundimin e Mbretërisë Jugosllave.Politika shkombëtarizuese, Reforma agrare, shpërnguljet masive drejt Turqisë, dhuna dhe diskriminimi në të gjitha fushat e jetës janë ngjarjet që kanë përshkruar këtë përiudhë. Shkupi në përiudhen ndërmjet dy luftërave botërore ka qenë qendra më e rendësishm politike, ekonomike, arsimore dhe kulturore e shqiptarëve që jetonin në territoret e ish vilajetit të Kosovës. Për këtë shkak, që nga ditët e para të okupimit serb gjatë luftërave ballkanike deri në rënien e Mbretërisë së Jugosllavisë ndaj qytetit të Shkupit dhe çdo elementi shqiptar brënda dhe jashtë tij, është ushtruar presion dhe dhunë e tmerrshme.
Si përfundim, Besnik Rameti vlerëson se Mbretëria Serbe-Kroate-Sllovene (1918-1929) dhe Mbretëria e Jugosllavisë (1929-1941), gjatë sundimit të tyre u përpoqen të ndërrojnë strukturën etnike të popullsisë në trojet shqiptare. Për të arritur këto synime dhe për t’i justifikuar ato nga pikëpamja formale juridike përpara opinionit të huaj, ajo nxori edhe legjislacionin agraro-kolonizues. Udhëheqësit e borgjezisë serbe nuk kanë qenë të kënaqur me të arriturat e kolonizimit, respektivisht me ndërrimin e strukturës së popullsisë në disfavor të shqiptarëve, prandaj zgjidhja e vetme ishte shpërngulja masive e shqiptarëve në Turqi.
Disa nga tematikat e kësaj teme mund të jenë trajtuar nga studiues në punime shkencore të ndryshme, por rendësia e këtij disertacioni është trajtimi i shumë çështjeve të një përiudhe të shkurtër, të një territori të caktuar brënda një teme të veçantë.Përmes shfrytëzimit të dokumentacionit dhe literaturës relevante dhe të pasur, do të sjellim fakte dhe njohuri të reja, të cilat janë një kontribut sa modest, po aq i çmuar për historiografinë shqiptare.
Rendësi të veçantë nga të gjitha çështjet dhe problemet me të cilat janë përballur shqiptarët gjatë kësaj përiudhe do ti kushtohet politikës shtetërore të drejtuar nga qarqet serbomëdha për spastrimin etnik të shqiptarëve nga Shkupi me rrethinë përmes Reformës agrare, marrëveshjeve për shpërngulje të muslimanëve në Turqi, dhe forma të presionit dhe dhunës sistematike nga regjimi jugosllav.
Këtyre çështjeve dhe problemeve kandidati ju është qasur nga një këndvështrim ndryshe, gjithnjë duke u munduar që të jetë sa më objektiv dhe për këtë është munduar ta bëjë përmes faktografisë shkencore. Vlerësojmë se kjo temë e disertacionit paraqet një kontribut për zbardhjen e një pjesë të historisë së shqiptarëve në Maqedoni dhe të historisë apostafat, historisë së Shkupit me rrethinë.
Teza e doktoraturës “Pozita e shqiptarëve e Shkupit me rrethinë gjatë viteve 1918-1941”, është temë e përgjithshme dhe brënda saj janë trajtuar tematika të ndryshme.Kjo krijon mundësi për të qenë një bazë e mirë për hulumtime të ardhshme, sidomos për jetën ekonomike dhe shoqërore të shqiptarëve në Shkup me rrethinë ndërmjet dy luftërave botërore.