BFI – Myftinia e Tetovës dënon sulmin në Xhaminë Al-Aksa!

BFI-Myftinia e Tetovës, dënon fuqishëm dhunën, sulmet dhe vrasjen e palestinezëve që kryenin adhurimet e tyre në Xhaminë Al-Aksa.
Në emër të BFI-Myftinisë së Tetovës dhe në emrin tim personal, shpreh dhimbjen time të madhe për të vdekurit dhe të plagosurit dhe ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të plagosurve u dëshirojmë shërim të shpejtë!

BFI-Myftinia e Tetovës
Myftiu:
Prof. Dr. Qani ef. Nesimi