Biznesmenët: “Medreseja është amaneti ynë”

Një grup biznesmenësh  takoi në selinë e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame kreun e komunitetit mysliman, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi. Takimi u mbajt më 21 shkurt, 2019.

Biznesmenët udhëhiqeshin nga hoxhë Abaz Mehmeti.

Me këtë rast ata i dorëzuan BFI-së zeqatën për Medresenë Isa Beu, një shumë të konsiderueshme, duke u shprehur që “Medreseja është amanet për të gjithë, prandaj dhe duhet të ndihmohet”. Ata thanë se janë të gatshëm që edhe në të ardhmen ta ndihmojnë këtë institucion arsimor, por edhe institucionet tjera të BFI-së.

Reisi falënderoi biznesmenët për ndihmën e tyre të pakursyer, në vazhdimësi, por dhe për ndihmën më të re, duke shprehur bindjen që format e këtilla të bashkëpunimit do të vazhdojnë dhe do të pasurohen edhe në të ardhmen.