Shkup, 16 korrik – Për Faktor, biznesmeni Zoran Azmanov i cili që nga muaji shkurt ka akuzuar Bojan Jovanovskin për shantazh ka deklaruar se ka ardhur koha që të tregojë të vërtetën.
Shantazhi i Bojan Jovanovskit i njohur si Boki13 që ka keqpërdorur lidhjet me ish sekretarin gjeneral të LSDM Kiracovski e njëkohësisht edhe shumë figura të njohura dhe të fuqishme në pushtet si është dhe drejtori i Policisë financiare Arafat Muaremi, kryeprokuroren speciale Katica Janeva, e shumë personazhe të tjerë e që unë e kam deklaruar këtë që para 6 muajve sot edhe është vërtetuar ku nga televizioni i tij janë marrë shumë materiale, ka thënë kështu biznesmeni Azmanov.