Biznesmeni Shaqir Palushi bën thirrje: Bleni produkte kosovare, përkrahni ekonominë e shtetit tonë

“Blej T’Vendit”, quhet nisma më e re e ndërmarrë nga biznesmeni kosovar Shaqir Palushi,nismë kjo e cila ka për qëllim të ruaj klientelën besnike shqiptare dhe te nxis ata të konsumojnë produkte kosovare duke mos u ndikuar nga mallërat serbe. Afaristi kosovar Shaqir Palushi i cili drejton kompaninë “Frutex” ka bërë thirrje në rrjetin social Facebook që çdo shqiptarë të konsumoi produkte vendore që janë shumë kualitative dhe të kontribuojnë në ekonominë e shtetit të Kosovës. Ja statusi i plotë i z.Palushi:

Blej T’Vendit

Taksa 100% ndaj produkteve të Serbis , të gjithë prodhuesve në Kosovë i sjelli rritje si në shitje ashtu edhe në numër të të punsuarve,taksa tashmë e ka arritur efektin e sajë,neve na duhet të ja shtojmë vlerën.

Ndihmo edhe më shumë zhvillimin e vendit,duke blerë produkte të vendit !