Komuniteti shqiptaro-amerikan, para Konsullatës serbe, sot ka protestuar duke kërkuar drejtësi për krimet serbe në Kosovë.
Sot në New York, është mbajtur demonstrata për dënimin e krimeve serbe të luftës me dhunë seksuale, me moton, ne nuk harrojmë kurrë dhimbjen dhe vuajtjen e shkaktuar. Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar.
Dhuna si mjet i luftës është krim i luftës, Serbia është përgjegjëse të përndjek këta kriminel të urryer, ishte një ndër kërkesat e komunitetit shqiptaro-amerikan, që u mbajt sot para Konsullatës së përgjithshme të Serbisë, në Nju Jork.
Kjo demonstratë, tubuar edhe komunitetin boshnjak-amerikan dhe kroat-amerikan, për dënimin e krimeve të luftës të shkaktuara nga Serbia.
Pjesmarja masive e shqiptarëve në ShBA për të kërkuar dënimin e përgjegjësve të krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë,ku përpara të pranishmve foli Mark Gjonaj,deputeti shqiptarë në parlamentin e New York.
Ndër figura të mëdha mëdha politike,dhe atdhetar të shumtë I pranishëm në këtë demonstratë madhështore ishte dhe humanisti,biznismeni dhe atdhetari I shquar Mhill Gjuraj.