Blerim Bexheti konfirmon pjesëmarrjen në Click Plus

Të nderuar,
Ju informojmë që Kryetari i Komunes Saraj z. Blerim Bexheti, si gjithmon i hapur për opinionin përmes emisioneve debative edhe kësaj rradhe konfirmon pjesëmarrje në debatin televiziv Click Plus në Tv21, i ftuar nga gazetari Fatmir Aliu.
Zotëri Bexheti plotësisht do tju përgjigjet dhe do ti qartësoj të gjitha temat përmes të cilave persona joadekuat u munduan ta njollosin veprimtarin e tij gjatë qeverisjes me Ministrinë e Drejtësisë.
Kryetari i komunës së Sarajit me kënaqesi do të informoj opinionin edhe per aktivitetet tjera në interes publik.
Njoftojnë nga Kabineti i Kryetarit Blerim Bexheti.