Bleu veturën 220 mijë euro, aksidentohet me të dalë në rrugë

Një 20-vjeçar është aksidentuar në Britaninë e Madhe, teksa ngiste një “Lamborghini” me vlerë 220 mijë euro, vetëm 20 minuta pasi e kishte blerë.

Makina luksoze, kishte ndaluar në anë të një autostrade në Leeds, pasi kishte pësuar një defekt mekanik, ndërkohë që një furgon vjen me shpejtësi dhe e përplas atë.

Raportohet se drejtuesi i “Lamborghinit”, një djalë 20 vjeç, nuk ka pësuar pësuar lëndime serioze nga aksidenti.

“Një djalë në të 20-at e tij sapo kishte blerë një “Lamborghini” dhe ishte ndalur në anë të autostradës pasi kishte pësuar një defekt mekanik, por në këtë kohë u aksidentua nga një furgon, i cili sipas vlerësimeve tona nuk ishte fajtor i aksidentit”, u shpreh Richard Ëhiteley, një zëdhënës i policisë në Leeds.