BOKI 13: A do të më lironi nëse tregoj se Katica Janeva dhe Frosina Remenski janë fajtore?

I akuzuari i parë në rastin “Zhvatja” Bojan Jovanovski në seancën e sotme për rastin “Reket” ka sqaruar pse duhet ti zëvendësohet masa e paraburgimit me paraburgim shtëpiak. Ai rastin e quan si një lëndë tragjike penale, dhe në mënyrë tragjike e quajtur reket”, përcjell GazetaExpress.

Ai pyeti vallë a do ta lëshojnë nëse thotë se Katica Janeva dhe Remenski janë fajtore.

“Persona të cilët janë të përfshirë në këtë procedurë lirshëm po shëtiten, ndërsa këtu dikush po aktron drejtësi mbi mua. A dëshironi të veproj si Mileski, të them se Katica Janeva është fajtore dhe të më lironi? Apo të them Remenski është fajtore për “Lidhjen Ndërkombëtare”?, tha Jovanovski.

Për këtë menjëherë reagoi prokurorja Vilma Ruskoska duke thënë se Jovanovski nuk guxon të lirohet sepse mund të ikë.

“Nuk e gjetëm në bibliotekë por e gjetëm në kufi duke ikur”, tha Ruskoska.

Ai i’a ktheu se nuk ka nevojë të flet me zë të lartë dhe edhe njëherë kërkoi të lirohet sepse nuk ndjehet mirë.

“Gjendja ime shëndetësore duket si një serial spanjol. Nuk mundem ta realizoj regjimin tim higjienik të dietës. Janë larguar dyshimet për malinjitet dhe kjo është një lajm i mirë, por më duhet ushqim i veçantë, nuk mundem ta realizoj këtë në burg”, tha Jovanovski.