Bujar Osmani: Është koha për hapjen e aeroportit dhe kufijëve!

Qeveria gjatë mbledhjes së djeshme solli vendim për lejimin e transportit publik të udhëtarëve në komunën e Tetovës me komunat e Pollogut, siç janë: Tearca, Bogovina, Zhelina, Vrapçishti, Gostivari, Jegunovca, Bërvenica, Mavrovë si dhe me qytetin e Shkupit.

Ndërsa për hapjen e kufijve dhe punën e lokaleve në hapësira të mbyllura do të diskutohet sot, në mbledhjen e rregullt të Qeverisë.

Se do ketë lajme pozitive nga qeveria, e paralajmëroi zv kryeministri Osmani, i cili në një status në fb shkruan “Është koha për hapjen e aeroporteve dhe kufijëve”