Bujar Osmani falënderon Bashkësinë Islame për kontributin në situatën pandemike

Zëvendës kryeministri Bujar Osmani, ka falënderuar sot Bashkësinë Islame dhe kreun e saj, Sulejman Ef. Rexhepin për mesazhet dhe vendimet e saj dobiprurëse duke i kontribuar situatës pandemike.

Z. Osmani ka vlerësuar lartë këtë kontribut të z. Rexhepi i cili me mesazhet e tij, po i kontribuon kthimit të normalitetit në vend.

Ja postimi i z. Osmani në fb:

Në emër të Shtabit Koordinues për Kriza dua të shpreh falenderim, Bashkësisë Fetare Islame dhe kreut të saj Sulejman ef. Rexhepi për vendimet dhe mesazhet e urta dhe shume dobiprurëse që i bënë sot e që do kontriubuojnë dukshëm në menaxhimin më të shpejtë të pandemisë dhe kthimin e jetës normale në vend.