Bujar Osmani: Filloi autostrada Shkup-Bllacë, Ta gëzojmë

Zëvendës kryeministri Bujar Osmani, ka treguar për nisjen e punëve përgatitore për ndërtimit të Autostradës Shkup-Bllacë.

Këtë fillim, z. Osmani e kishte paralajmëruar para 18 muajve, por sot, edhe pse me maska por me gëzim dhe krenari ndjeka fillimin e punëve përgatitore. Ta gëzojmë, ka shkruar z. Osmani.

Ja postimi i tiji plotë:

Nisën punët përgatitore për fillimin e ndërtimit të Autostradës Shkup Bllacë.
Para diku 18 muajve dola me një hartë në këtë vend për të shprehur një vullnet, një dëshirë për një arterie lidhëse 40 minutëshe Shkup – Prishtinë dhe ja sot edhe pse me maska por me gëzim dhe krenari ndjeka fillimin e punëve përgatitore. Ta gëzojmë!