Bujar Osmani, Kirurgu specialist i politikës dhe vizionit të BDI-së

Politika, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por gjithandej, shquhet si fushë e së mundshmes, art i së mundshmes, ku profesionet e ndryshme, matin kapacitetin e vet për të qëndruar i suksesshëm, për aq sa e merr besimin nga struktura partiake por edhe qytetarët.

Pra, politika ka varësi nga opinioni, por edhe strukturat e brendshme politike, struktura e jashtme shtetërore, por edhe kontingjenti paravajtës brenda subjektit që ia beson garën.

Bashkimi Demokratik për Integrim, me vizionin e vet, të profilizuar dhe zhvilluar nga lideri Ali Ahmeti, jo vetëm që kishte parasysh gjithëpërfshirjen rajonale e sociale, por edhe profesionale. Edhe para Bujar Osmanit, në BDI kishte mjek dhe ekspertë mjekësor, por, Bujar Osmani e bëri dallimin. Të rinjtë në BDI morën hov dhe kaluan në ofensivë.

E shkuara e BDI-së, e lidhur me luftën, këtij fenomeni që jo të gjithë popujt e kanë në mbamendje si proces pozitiv, ngjan në historinë e popujve, del të jetë i vetmi shteg, nga buron liria. BDI-ja, si subjekt me të kaluarën e vet të lidhur me historinë e re krenare të popullit shqiptar, zuri vend në bastionet e prekura ku më shumë e ku më pak, si vizion i vetëm që shpie përpara interesin dhe proceset zhvillimore kombëtare të popullit shqiptar. Themeluesit dhe krijuesit e BDI-së, nuk kanë pretenduar ta kenë përjetësinë e parathënë, synuan thjeshtë lirinë, barazinë dhe hapësirën për jetë për kombin e vet.

Pas fillimeve të veta, në pluralizmin politik, u deshtë të përballet me sfidat e themelimit dhe kristalizimit të mëvetësisë politike programore, e njëjtë me vizionin dhe qëllimet e partive shqiptare por e veçantë në veprime, vendosmëri dhe depërtimin në çdo qelizë të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë proces të stabilizimit, përzgjedhjes dhe profilizimit me misionin dhe vizionin e anëtarëve të vet, BDI-ja me Bujar Osmanin, bëri disa goditje sa të qëlluara aq largpamëse politike. Personaliteti dhe integriteti i Z. Osmani imponoi disa zgjedhje të cilat fillonte epoka e re e përgjegjësive. Shëndetësia. Kjo fushë, jo vetëm që hetoi praninë e ekspertit por edhe Ministrit me integritet.

Shqiptarët, në këtë pjesë të Ballkanit, e bënë dallimin. Në krye të një dikasteri, u vendos një ekspert me cilësitë e veçanta të karakterit individual por edhe nacional. Me vendosmëri, hoqi kufijtë e qasjes, zhvillimit dhe përgjegjësive. Ashtu mbeti. Nëse nga 1 deri në 100 do të vlente vlerësimi, gjithsesi nota do të ishte mbi 95. Jo se zbuloi principe e protokolle, sa shëndetësinë e ktheu në dimensionin meritor.

Emërimi i tij zëdhënës i BDI-së, dhe më pastaj edhe zëvendëskryeministër dhe përgjegjës për procesin integrues, Bujar Osmanit do t’ia shtojnë shkëlqimin. I vendosur, i prerë, eficient, efikas. Jo, pa modesti, Bujar Osmani, shkëlqen në dikasteret e përgjegjësisë së tij.

Ai sot, gjatë ditës, është në BDI-në kryesi, është në Qeveri, gjendet me ambasadorë të BE-së, duke shtyrë agjendën integruese përpara, nga mesnata, me bisturi në dorë, kirurg i shkëlqyer me përgjegjësi të jashtëzakonshme sociale. Përgjegjës me përgjegjësi.

Pa hamendje, si rrallë deri tash, BDI ka kirurgun specialit, jo vetëm për titullin që mban, por edhe mundësinë për të çuar përpara interesin e shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë Veriore brenda BE-së dhe NATO-s. Të tillët, janë krenari, për familjen, qytetin dhe kombin, padyshim.