Bujar Osmani: Koha për kryeministrin e parë shqiptar!

Në ditën e hapjes së fushatës për zgjedhjet nacionale, zëvendës kryeministri dhe njëri nga kuadrat më të shquara të BDI-së, Bujar Osmani, ka përshëndetur kandidatin për Kryeministër të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Z. Osmani, me ekspertizën e tij profesionale, me kapacitetin e tij moral e patriotik, e ka vu prioritet interesin e BDI-së, dhe kandidatit të saj për Kryeministrin e parë shqiptar, kandidatin Naser Ziberin.

Koha ka dëshmuar se maturiteti politik i subjekteve shqiptare, duhet të tregojnë dhe japin provimin për unitet, duke votuar kandidatin shqiptar për kryeministër.

Në çdo situatë, shqiptarët e bashkuar janë faktor të cilët nuk mund të anashkalohen nga askush në Maqedoninë e Veriut, andaj, z. Ziberi ka gjasa shumë të mira të zërë vendin e Kryeministrit të parë shqiptar.

Z. Bujar Osmani, ka shkruar se është koha për kryeministrin e parë shqiptar!