Bujar Osmani: Orët na ndajnë nga vendimi i BE-së për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut

Zëvendës kryeministri Bujar Osmani ka rikonfirmuar lajmin e jashtëzakonshëm për hapjen e negociatave për procesin integrues për Maqedoninë e Veriut, vendim të cilin e pret vendi për 15 vjet.

Deri më tash, ka potencuar z. Osmani se 11 herë është refuzuar kërkesa e Maqedonisë së Veriut për fillimin e bisedimeve.

Ja postimi i z. Osmani:

Vetëm edhe 12 orë deri te vendimi i madh i Bashkimit Evropian për fillimin e bisedimeve.
Kuptoj që keni tjera derte tash por 15 vite e kemi pritë këtë ditë, 11 herë jemi refuzuar dhe tani po jetojmë orët e fundit të pritjes.
Korona do kalon por vendimi i nesërm do ndryshon jetën e çdo individi dhe çdo familje!