Bujar Osmani paraqitet si vullnetar për të kryer detyrën e mjekut

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka treguar se është paraqitur si vullnetar për të kryer detyrën e mjekut.

“Sot u paraqita si vullnetar për të kryer detyrën e mjekut ku do që Ministria do të vlerëson se ka nevojë për personel shtesë mjeksor në cilin do skaj të vendit.

Tani është koha kur veshen uniformat”, ka shkruar Osmani.