Bujar Osmani: Vizita e Sasolit në vendin tonë flet shumë për Maqedoninë

Nuk ndalojnë mesazhet dhe aktivitetet për mbështetjen e euro-integrimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. E tillë është edhe vizita e sotme e David Sasoli, vizita e parë e tij në vend, por edhe në përgjithësi vizita e tij e parë në një vend si Kryetar i Parlamentit Evropian – institucion, që me shumicë të madhe solli rezolutën me të cilën i ftoi vendet – anëtare të BE-së ta rregullojnë padrejtësinë dhe të sigurojnë konsenzus për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut- ka shkruar në faqen e tij në Facebook Bujar Osmani.