Bujar Osmani viziton Shtëpinë e Shëndetit në Strugë

Zv. kryeministrit Bujar Osmani realizoi vizitë në Shtëpinë e Shëndetit në Strugë. Në mbledhje ishin të pranishëm drejtori i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, zv. Ministrit të shëndetësisë si dhe shefin e kabinetit të Komunës së Strugës, në fokus diskutimi ishte situata e shkaktuar nga COVID-19. Gjithashtu u diskutua dhe për masat e ndërmarra por edhe masat e reja që u vendosën nga qeveria për lëvizjen e qytetarëve gjatë javës dhe ndalimin e lëvizjes gjatë fundjavës. Poashtu u bë apel për secilin nga qytetarët që të respektojnë masat dhe të kenë si parim themelor higjienën dhe distancimin social si armë kryesore për të luftuar virusin.