Burim Latifi: Gjinekologjia e Çairit frymon shqip nga motrat, mjekët deri në krye të institucionit

Burim Latifi nga Bashkimi Demokratik për Integrim ka theksuar se drejtimi i institucioneve shëndetësore nga ana e kuadrove nga kjo parti ka rritur në masë të madhe cilësinë e shërbimeve për pacientët.
Latifi tha se për dallim nga e kaluara tani është hequr dhe barriera e komunikimit, Gjinekologjia e Çairit tani frymon shqip duke filluar nga motra medicinale deri tek personeli mjekësorë.

“Nënat tona, motrat tona që shkojnë dhe lindin në spitalin e gjinekologjisë në Çair i presin motrat medicinale shqiptare, i presin mjekët shqiptarë, udhëheqësit e institucionit shqiptare dhe ky është ai dallimi kualitativ që e sjell BDI” ka thekuar Latifi.