Buxhaku: Mbyllja e kufijve nuk duhet të shkaktojë panik

Agron Buxhaku, drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza, masën që mori mbrëmë Qeveria e Maqedonisë së Veriut për mbylljen e kufijve e shikon si të domosdoshme.

Ai thotë se e njëjta nuk duhet të shkaktojë panik dhe frikë tek qytetarët.

Sipas tij, para Maqedonisë, shumë vende të tjera, madje shtete evropiane, kanë zbatuar një masë të tillë me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve të tyre.

Sipas tij, kjo është thjesht masë parandaluese për të mos lejuar përhapjen drastike të koronavirusit.