Camaj:Haradinaj shembull i vetmohimit per popullin e vet

Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare Nikollë Camaj, permes faqes së tij në facebook, shpreh keqardhje në emer të tij dhe subjektit që drejton për largimin e Ramush Haradinaj nga posti i Kryeministrit të Kosovës.

Lexoni postimin e plotë të Camaj:

Ramush Haradinaj dha dorëheqje, për herë të dytë, nga posti i kryeministrit të Kosovës. Aktet e këtilla i karakterizojnë burrat e shtetit, të cilët venë kombin para çdo gjëje, që dinë të bëjnë dallimin mes fatit personal dhe sigurisë e mirëqenjes kombëtare. Shembulli i vetëmohimit ishte edhe gjatë luftës, mbeti edhe gjatë paqës.
Çdo herë isha me Ramushin, por sot më tepër se kurrë!
Unë si kryetar i LDSH-së, dhe partia që e kryesoj, shprehim keqardhje për largimin e Tij nga posti i drejtuesit të Kosovës, në këto kohëra tejet turbulente për të ardhmen e sajë, por njeheri shprehim gjithë simpatinë për aktin burrnor e dinjitoz, dhe i japim përkrahje te fuqishme komandantit Ramush, familjes së tij dhe Kosovës, të cilës Ramushi dhe familja e tij, po ia paguajnë çmimin më së shtrenjti!
Shpresojmë se drejtësia europiane do të jetë në anën e luftëtarit të lirisë dhe ruajtësit të krenarisë kombëtarë!
Respekt, i nderuar komandant!
Nikollë Camaj,
Kryetar i LDSH