Carovska: LSDM rriti rrogat në arsim për dy vjet 2.150 denarë, VMRO-DPMNE për 7 vjet 850 denarë

VMRO-DPMNE e shkatërroi shtetin për 11 vjet, merrnin nga më të varfërit, diskriminonin, dhe sot nuk mund të jetë as një opozitë konstruktive sidomos kur interesat e qytetarëve dhe rritja e pagave janë në fokus. Në Parlament deputetët e tyre marrin mëditje dhe nuk votojnë për ngritjen e pagës minimale dhe ligjin për rritjen e pagave. Kjo sjellje është e turpshme, tha nënkryetarja eLSDM-së Milla Carovska në tribunën qytetare “Në rrugë të duhur” sonte në Ohër, përcjell FLAKA.

“Dëgjojmë sot Mikoskin, pa asnjë turp dhe neveri, thotë që rritja e pagave në arsim me një 10% të ri, pra ngritja e 20% e përgjithshme ishin thërrime që realizoi kjo qeveri e udhëhequr nga LSDM-ja. Qeveria e tij, VMRO-DPMNE, për 7 vjet në arsim siguroi vetëm 850 denarë rritje të pagave dhe ne, LSDM për 2.5 vjet kemi rritur pagat për 2.150 denarë”, deklaroi Carovska.