Çeliku: Buxheti i Qytetarëve për Sektorin e Bujqësisë për vitin 2020, Investimi i mjeteve tek fermerët do të thotë Investim në zhvillimin e shtetit

“Buxheti për vitin 2020 për sektorin e bujqësisë, i cili nënkupton disa institucione që kanë buxhet të veçantë, por të gjitha kanë një kontribut po aq të rëndësishëm në zhvillimin e bujqësisë. Konkretisht, ato janë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Agjensioni për pagesa, Agjensioni për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë, Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinarisë, Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë, Inspektorati Shtetëror i Pylltarisë dhe Gjuetisë dhe Drejtoria Hidrometeorologjike, Drejtoria Fitosanitare.

Draft-buxhetet themelor totale të të tetë institucioneve për vitin e ardhshëm d.m.th për v. 2020 arrijnë në vlerë mbi 9.4 miliardë denarë. Të gjitha buxhetet bazë të këtyre institucioneve janë planifikuar në mënyrë që të jenë në gjendje t’ju shërbejnë nevojave aktuale të sektorit bujqësor, duke kryer në kohë pagesën e subvencioneve dhe mbështetjet e tjera financiare, realizimin e investimeve të mëdha kapitale në menaxhimin e ujit, zhvillimin rural, bashkëfinancimin e fondeve evropiane etj. Pjesa më e madhe, gjegjësisht mbi 7,4 miliardë denarë, janë alokuar në Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, mbi një miliard denarë i përkasin MBPEU, 630 milion denarë është buxheti i Agjensionit për Ushqim dhe Veterinari dhe fondet e mbetura për institucionet e tjera në sektorin e bujqësisë.

“Mbështetja totale financiare e planifikuar për sektorin e bujqësisë për vitin e ardhshëm është mbi 7.3 miliardë denarë, mjete që do të investohen direkt në zhvillimin, modernizimin dhe përafrimin e bujqësisë me atë evropiane. Për vitit e ardhshëm, mbi 6.5 miliardë denarë janë planifikuar për pagesat në kohë të subvencioneve për masat e prodhimit të bimëve dhe blegtorisë në Programin e Pagesave Direkte. Ky program, të cilin sektorët tashmë janë duke e përgatitur, do të përmbajë masa të reja dhe të modifikuara që do të kontribuojnë në një prodhimtari bujqësore efektive dhe të qëndrueshme. 800 milion denarë janë planifikuar për masat nga ky Program, të cilat mbulojnë koston e investimeve kapitale në objektet përpunuese, përkrahjen për infrastrukturën rurale, ndërtimin e rrugëve hyrëse deri tek tokat bujqësore, promovimin e produkteve bujqësore , investimet në ngritjen e frutave shumvjeçare dhe vreshtave si dhe furnizimi me koka mbarështimi. Investime të tilla do t’u japin mundësi fermerëve të realizojnël të ardhura më të mëdha.

Vitin e ardhshëm, përmes Programit të Zhvillimit Rural, theks të veçantë do t’i kushtohet mbështetjes për fermerët e rinj dhe grave që meren me bujqësi.

“Me ndryshimet e fundit në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, përveç masës ekzistuese për fillimin e destinimit bujqësor për fermerët e rinj në shumën 10,000 EUR, po fusim një masë tjetër bujqësore për personat deri në 40 vjet, për të cilët mbështetja financiare është 20,000 euro. Rinia është e ardhmja jonë. Përmes këtyre masave ne investojmë në fermerët e rinj, krijojmë kushte që ata të miren me bujqësi dhe të qëndrojnë në tokën e tyre të lindjes. Masa për përkrahjen e një anëtareje grua aktive në bujqësi siguron mbështetje financiare në vlerë prej 180 mijë denarëve të pakthyeshëm. Investimi i mjeteve tek fermerët do të thotë investim në zhvillimin e shtetit.

Vitin e ardhshëm për investimet në infrastrukturën e ekonomisë ujore janë të planifikuara 830 milion. Sipas dinamikës së vendosur, vazhdon ndërtimi I fazes së dytë i sistemit të ujitjes në luginën jugore të lumit Vardar, të hidrosistemeve: Zletovicë, Lisiçe, Raven – Reçicë, si dhe digave Konsko dhe Reçani. Për më tepër, planifikohet azhurnimi i kanaleve të ujitjes në kuadër të filialeve të Drejtorisë së Ujërave. Në fushën e mbrojtjes së fondeve pyjore dhe menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve vitin e ardhshëm janë planifikuar 18 milion denarë ose 1 milion denarë për Programin e Riprodhimit të Zgjeruar. Këto mjete do të përdoren për pyllëzimet e tokave të zhveshura dhe erozive në pronat shtetërore dhe private, per zbatimin e masave për të përmirësuar cilësinë dhe strukturën e pyjeve, si dhe mbrojtjen parandaluese të pyjeve nga sëmundjet dhe dëmtuesit.

Për mbrojtjen e bimëve, farërave dhe fidaneve janë 73.5 milion denarë ose 24.3 milion denarë më shumë se këtë vit. Nga kjo shumë, 27 milion denarë janë për programin fitosanitar, pra 20 milion denarë më shumë se këtë vit. Shuma do të përdoret për të rritur monitorimin fitosanitar, i cili në fund të fundit do të sigurojë cilësi dhe siguri në kualitet të lartë të produkteve primare bujqësore dhe do të mbrojë shëndetin e konsumatorëve, si dhe të mundësojë eksport më të madh të produkteve bujqësore.” – shprehet Çeliku