Çeliku: Do të realizohet e gjithë blerja e sasisë së duhanit të kontraktuar për vitin 2019

Sot në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, u zhvillua një takim pune me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë, Kompanitë Blerëse të Duhanit dhe Aleancën e Shoqatave të Duhanit. Në takim u rishikuan informacionet për situatën aktuale me blerjen e duhanit nga të korrat e vitit 2019.

Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë është vazhdimisht në teren dhe disa nga pikat e grumbullimit që përkohësisht ishin të mbyllura, tani janë përsëri të hapura.

Përfaqësuesit e ndërmarrjeve blerëse të duhanit theksuan se e gjithë sasia e duhanit e dakorduar do të blehet dhe porositën që të mos krijohet panik i panevojshëm midis prodhuesve të duhanit. Blerësit e duhanit garantuan që vlersimi i klasëve do të kryhet në mënyrë reale.

Për më tepër, Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë lajmëroi kontrollë të përforcuar në teren, kontrollë për rastet e identifikuara për pikat e grumbullimit të mbyllura dhe në respektimin e detyrimeve ligjore për duhanit e blerë dhe të paguar sipas marëveshjes. Nga ky takim u vu në dukje se nuk pritet të ketë tepricë të duhanit.

Deri më tani, janë blerë mbi 22.4 milion kilogramë duhan me vlerë gati 5 miliardë denarë, ose më shumë se 85 përqind e sasisë së dakorduar. Pritet që blerja të përfundojë deri në fund të muajit të ardhshëm.

Nga ana e Ndërmarrjeve blerëse janë të paguara rreth 4.7 miliardë denarë. Çmimi mesatar i blerjes është 221.9 denarë për kilogram, që është çmimi më i lartë i blerjes në gjashtë vitet e fundit. Nga korrja e vitit 2019 gjithsej janë mbjellë 13,342 hektarë duhan dhe janë nënshkruar 32,798 marëveshje me nëntë kompani. Prodhimi i përgjithshëm i duhanit nga korrja e vitit 2019 është mbi 26,700 ton duhan, që është 6 përqind më shumë sesa korrja e vitit 2018. Sasia e planifikuar për blerje është 26,729 ton si dhe janë dhënë 20.933 fletë evidentuese.

Për të stimuluar cilësinë, me modelin e ri për rritjen e subvencioneve, i prezentuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, subvencionet për duhanin e klasit të parë janë 80 denarë për kilogram, 70 denarë për klasën e dytë dhe 60 denarë për klasën e tretë si dhe klasët shtesë.