Çerdhja “8 Marsi” në Komunën e Strugës me pamje të re

“Edhe një projekt tjetër i realizuar me sukses nga ana e Komunës së Strugës në bashkëpunim me Byron për Zhvillim Rajonal dhe Qendrës për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor. Përfundoi rikonstruimi i çerdhes për fëmijë “8 Marsi”.

Projekti në fjalë kishte të bëjë me rikonstruimin e jashtëm të objektit edhe atë ndërrim dhe izolim të kulmit dhe ullukëve, ndërrim i dritareve të jashtme me dritare dhe dyer të reja dhe rikonstruim i fasadës së jashtme me fasadë të re termike me izolim. 📸 Fotot para dhe pas.” – zyra për marrëdhënie me publikun, Komuna e Strugës