Cili shtet e ndihmoi Kinën me vetëm 100 euro për koronavirusin

Shteti i vogël ishull Komori, i dhuroi Kinës donacion simbolik prej 100 eurove për të ndihmuar në angazhimet e saja kundër koronavirusit.

Ceremonia e dhënies së donacionit u mbajt në kryeqytetin Moroni në fillim të muajit janar, por për këtë mediat lokale publikuan në ditët e fundit.

Delegacioni i kryesuar nga Ahamad Msa M’liva i dhuroi shumën simbolike prej 100 eurove ambasadorit kinez për furnizimin me maska mbrojtëse.

“Ne e dimë kapacitetin e Kinës, ky gjest simbolik është në fakt tregues se Komori është i shqetësuar për shkak të epidemisë”, u shpreh M’liva.

Ai i lavdëroi autoritetet kineze për shkak të komunikacionit dhe bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me organizatat ndërkombëtare në lu ftë kundër përhapjes së koronavirusit.

Komori është shtet ishull në Afrikën Jugore. Ndodhet në Kanalin e Mozambikut në mes ishullit Madagaskar dhe tokës afrikane.