Çitaku me deklaratë të fuqishme në KS të OKB-së: Për çka po mblidheni më shpesh për Kosovën se sa për Sirinë, kjo është e pakuptimtë

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka goditur sot Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duke e quajtur “teatër te Serbisë”, pasi brenda katër muajve me kërkesë të saj thirri katër sesione për Kosovën.

Ajo ka kritikuar OKB-në për këtë duke thënë se Jemeni, Siria e Venezuela ka nevojë më tepër vëmendje për OKB-në sesa Kosova. Derisa ka theksuar tutje se UNMIK-u nuk ka asnjë mandat më në Kosovën e pavarur.

Ja disa pjesë nga fjala hyrëse e saj:

Nuk e kuptoj pse sot jemi këtu. Kosova nuk është temë e re për këtë dhomë. Për shumë njerëz në Botë ishte lufta në vitet e 90-tat ajo që solli Kuvendin në kujtesën e vendit tuaj.

Gjithsesi kësaj lufte i ka paraprirë vite të gjata të shtypjes të sekrecionit të shtypjes, viteve që neve na janë mohuar të drejtat tona elementare. Nuk kemi pasur të drejtën të shkruajmë e lexojmë në gjuhë tona e as të këndojmë këngë në rrugë.

E vite të tëra të shurdhuar dhe të heshtur nga armët e Serbisë. Vite kur paraardhësit tuaja paraardhës tuaj i dhanë zë mua dhe popullit tim. Derisa ne po shënojmë 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës ne festojmë ehe rolin e Kombeve të bashkuara në Kosovë.

Kur 1 milionë refugjatë u kthyen agjencitë e juaja ishin ato për ti ofruar dhe ndihmuar ato. Zonja dhe zotërinj me të gjitha këto fakte ju adresohem juve me korrektësi dhe nder dhe them seriozisht pse jemi mbledhur ne sot këtu, dhe atë për herë të tretë për katër muaj dhe prapë po flasim për Kosovën.

Është e pabesueshme që ky këshill ka mbledhur më shumë sesione për Kosovën, se sa që ka bërë për Sirinë, Jemnein dhe Venezuelën. Mendoj se ka sfida serioze atje që kanë rëndësi për vëmendjen tuaj tani, si ne kishim nevojë nga ju. Është e papranueshme që kjo dhomë u shndërrua në teatër nga fqinji ynë verior. UNMIK-u nuk ka rol në Kosovë nuk ka as mandat për të ushtruar rolin e saj.

Këto sesione kanë humbur kuptimin e tyre dhe në fakt e gjithë kjo çka po ndodh këtu është dëshmi që Serbia nuk është e sinqertë as në qëndrimet që po artikulon për tu angazhuar me Kosovën për mbështetje të dialogut.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ishte, nuk është dhe kurrë nuk do të jetë për të drejtën e Kosovës për të ekzistuar si komb i lirë. Mos ti shtrembërojmë faktet këtu.

11 vite më parë një republikë e re lindi në Evropë, dhe Kosova as sot, as nesër as kurrë nuk do të negociojë shtetësinë tonë dhe pavarësinë tonë.

Ne duam dhe jemi të gatshëm të flasim për ndërtim të marrëdhënieve konstruktive si të barabartë. Por mu këtu qëndron problemi, Serbia vazhdimisht po kundërshton idenë që Kosova është e barabartë.