CORONAVIRUSI PËRFUNDIMISHT VETËDIJËSON VOTUESIN SHQIPTAR NË MAQEDONINË E VERIUT

SOKOL GASHI

Vëllezër e motra të përkatësisë fetare muslimane, ortodokse e katolike shqiptare në Maqedoninë e Veriut!

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, nëse nuk anulohen për shkak të pandemisë botërore të coronavirusit që ka kapluar tërë globin, do të duhet të mbahen më 12 prill 2020!

Rasti i pandemisë botërore të Coronavirusit, duhet të jetë shebulli i madh dhe i fundit, që duhet t’i shërbejë çdo shqiptari në Maqedoninë e Veriut, e në mënyrë të veçantë atyre me të drejtë vote, se pavarësisht nga detyrimi dhe obligimi shtetërorë, asnjë solidaritet tjetër të maqedonëve ndaj shqiptarëve nuk po shohim dhe nuk do të ketë, kurse shqiptarët për shqiptarët, kishin dhe po manifestojnë një solidaritet të pashembullt, janë formuar shtabe emergjente dhe janë caktuar linja të rregullta komunikimi e alarmi!

A ka edhe një rast të vetëm që maqedonët janë ata që ofrojnë ndihmë apo projekt konkret për shqiptarët në rastin e Coronavirusit, që të detyron shpirtërisht e moralisht, që neser të ia japësh votën Zaevit të LSDM-së apo Mickovskit të VMRO-së?

Lutemi deri në qiell të mos ketë infektime e humbje jete të shumta nga Coronavirusi në gjithë botën, e as në Maqedoninë e Veriut, por nëse do të ndodhë në mesin e shqiptarëve(zot mos e bëj),kush do ta ofrojë ndihmën ose të qojë në varr si shqiptar, shqiptarët a maqedonët?

Dhe kush të varros e të nderon me pjesmarrje në varrim, kush të jep lamtumirën e fundit, ai është vellau yt i vertetë, e jo ai që ta rrahë shpinën e të admiron vetëm kur ka interes nga vota jote sikur është shprralluar pa fije turpi Kryeministri Zaev, që po shkon derë më derë për vota nëpër shtepitë e lagjet shqiptare në Çair te Shkupit e në vende e venbanime të tjera shqiptare ne Maqedonine e Veriut!

Vota shqiptare meqdonëve ju duhet vetëm për interesat e tyre dhe asgjë më shumë!

Kjo dukuri e shëmtuar nuk duhet lejuar dhe duhet penguar me të gjitha argumentet, por pa penguar të drejtën e votës së lirë dhe demokratike, sepse ajo është e garantuar me norma ndërkombëtare!

Dhe nëse këto zgjedhje mbahen më 12 prill 2020, por edhe kurdoqoftë që të mbahen këto e të tjera në të ardhmen, nuk duhet dhe nuk bënë, është gjynah, është marre që vota shqiptare të shkojë për ata, që gjyshërit e stërgjyshërit e tyre, pra të parët e tyre, na kanë shtypur e na kanë torturuar, na kanë dhunuar e na kanë vrarë, na kanë burgosur e denuar me shekuj burg, na kanë mbajtur robër e na kanë shperngulur nga vatrat tona edhe atëherë kur ishte termeti i tmerrshëm në Shkup!

Shqiptarë të nderuar kudo që jeni, ju lutem nga toka e deri në qiell, jo më e dhënë votën shqiptare për maqedonët e për partitë e tyre politike!

Se nëse voton për ata, të jeshë i bindur se do të mallkojë gjuha e do të të zejë gjaku i derdhur për liri, do të mallkojë toka ku ka për të rënë koka e do të mallkojë nënëlokja që perkundi djepa nëpër shekuj e mijëvjeçarë, do të mallkojë dheu e do të mallkojë Kombi ynë, do të mallkojë heroi kombëtar Skënderbeu e do të mallkojë Atdheu ynë, do të mallkojnë pasardhësit tuaj, nipërit dhe mbesat tua, do të mallkojë familja, fisi e lagjja por edhe e ardhmja dhe shpresat e mëdha dhe përcaktimi euroatlantik, strategji dhe aspirate jetike kombetare e popullit shqiptar!

Pra vota shqiptare nuk duhet të shkojë për ata të cilët edhe në të kaluarën, por veçanërisht në vitin 2001 gjatë luftës çlirimtare të UÇK-së, ishin kundër çdo gjëje shqiptare!

Pra këtë e dëshmuan edhe me luftë edhe me urrejtje, dhe e bëjnë me vazhdim të armiqësisë me neglizhencë e përbuzje, e cila edhe sot manifestohet me lloj-lloj formash, që nga kundershtimi dhe pengesat e vazhdueshme për ligjin dhe perdorimin e flamurit kombëtar, pengesat për zyrtarizimin dikur të UT-së e deri për ligjin e zyrtarizimit dhe të zbatimit të gjuhës shqipe e shumë pengesa të tjera!

Prandaj duke u mbështetur në të gjitha ato qe u numëruan më lartë, por mbështetur edhe nga e kaluara e largët dhe e afërt ju drejtojmë këtë lutje e këtë thirrje: SHQIPTAR ME TË DREJTË VOTE,

Pashë gjakun shqiptar që e keni në damarët tuaj!
Pashë varret e të parëve, të gjyshërve e stërgjyshërve, të lokeve, baballarëve e nënave tona heroina e të shumëvuajtura!

Pashë luftën shqiptare e gjakun e derdhur të luftëtarëve për liri nëpër histori e të luftës së vitit 2001 të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut!

Pashë gjakun e Dëshmorëve e Heronjëve të Kombit, pashë të plagosurit në luftë për liri dhe invalidët e çlirimit të Atdheut!

Pashë vuajtjet e tmerrshme e të pafund të popullit shqiptar në dekada e shekuj!

Merrni vendim dhe mos ja jepni votën shqiptare maqedonit, se votën tënde shqiptare duhesh dhe të takon me ia dhënë vetem kandidatit shqiptar nga partia politike shqiptare!

Ti që e ke mësuar dhe e din historinë e popullit shqiptar, nuk duhesh me ia dhënë votën tënde kandidatit maqedon e partisë politike maqedone!

Nëse je shqiptar liridashës e atdhetar, si mund të të hahet buka e si mund të të pihet uji pasi ta keshë votuar kandidatin maqedon e partinë politike maqedone dhe jo atë shqiptar, kur ke pasur mundësi ta votosh?

Ti ke zemer shqiptare dhe pyete zemren tënde, para se ta hedhësh votën në kutinë e votimit!

Edhe pasi ta votosh eventualisht maqedonin, nëse nuk ndryshon pasi ta lexosh këtë shkrim, do të jeshë i detyruar të hashë buk e do të pishë ujë, të vazhdosh jetën, por me ndergjegjjen në trupin tënd, do të jetosh me turp e me faqe të zezë!

A duhet të ndodhe në mes shqiptareve kjo?
Ndërgjegjja nëse ke ka për të vrarë përgjithmonë, jo vetëm ty por edhe brezat që do të vijnë!

Femijët, nipërit e mbesat tuaja kur të mësojnë për këtë votën tënde për maqedonin e jo për shqiptarin(!), do të të pështyejnë mbi varr, do të turpërohen përgjithmonë!

Të dashur dhe shumë të nderuar kryefamiljarë të çdo familjeje shqiptare në Maqedoninë e Veriut!

A ke harruar se çka kanë bërë maqedonët në kohën e ish-jugosllavisë dhe pas demokracisë së viteve të 90-ta mbi popullin shqiptar në Maqedoninë e Veriut a?

Pashë të ardhmen e ndritur e të lumtur të fëmijeve tuaj, nipërve e mbesave, votoni kandidatët shqiptar për deputet dhe partite politike shqiptare!

Qysh mundesh kur ta marrësh lapsin e me votu, dhe do te votosh për kandidatin e per partinë politike maqedone, dhe aty ke kandidat shqiptar dhe parti politike shqiptare!…

Ti ke gjak shqiptari, nuk duhet të hamendesh, por të jeshë i vendosur!…

Ti votues shqiptar në Maqedoninë e Veriut, të lutem, pashë buken që e han e pashë ujin që e pin, pashë tokën e pashë varret e të parëve tanë, pashë varret e dëshmorëve e heronjëve të Atdheut e pashë varret e të plagosurve të lirisë e të veprimtarëve të kombit, pashë varret mësuesve e profesoreve shqiptar të të gjitha moshave, mos voto për kandidatin maqedon, mos voto për partinë politike maqedone, mos voto të lutem!

Kjo nuk është urrejtje, por vetëdijësim kombetar!

Nëse ndjehesh me personalitetin tënd se je votë e mirëfillët por edhe vendimtare shqiptare, atëherë mos e lejo veten tënde për asnjë çmim e për asnjë premtim, për asnjë joshje e asnjë monedhe kusuritje, të votosh për partinë politike maqedone LSDM e për partinë politike maqedone VMRO, se këto parti janë pasardhëse, të antishqiptarëve, presidenteve të Maqedonisë së Veriut, si Kiro Gligorov e Gjorgje Ivanov!

Jo, mos voto kandidat maqedon e as parti politike maqedone, sepse Ti ke për kë të votosh, i ke, dhe ata janë shqiptarët!

Më 15 Mars 2020!