Çulev: Masat më rigoroze ishin të domosdoshme për shkak të mentalitetit të njerëzve

Ministri i Punëve të Brendshme, Nake Çulev, duke folur për sfidat e ministrisë në përballjen me virusin korona, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, pohoi se ora policore dhe masat që janë ndërmarrë për përballje me Covid 19, janë vendosur për shkak të mentalitetit shumë të shoqërueshëm të njerëzve në vendin tonë, përcjell GazetaExpress.

“Kemi shumë kontakte intesive sociale dhe njerëzit vështirë heqin dorë nga mënyra e jetësës, prandaj edhe masat e Qeverisë janë në atë aspekt.”

Gjatë intervistës, Çulev shton se Qeveria për disa vendime që ka ndërmarrë nuk është konsultuar edhe me atë, ndërsa propozimet dhe dekretet që propozon Çulev nuk dëgjohen nga kryeministri Oliver Spasovski dhe ministrat e tjerë, kështu që propozimet e tij shpesh refuzohen, dhe nuk konsultohen. Ndërsa në konferencat për shtyp të organizuara nga Qeveria, Çulev tha se deri tani nuk është i ftuar të marrë pjesë.