Çulev: Vlefshmëria e dokumenteve personale vazhdon derisa zgjat gjendja e jashtëzakonshme

Vlefshmëria e dokumenteve të udhëtimit, patentave të shoferit dhe letërnjoftimeve vazhdon deri sa të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme, bëri të ditur sonte ministri i Punëve të Brendshme, Nake Çulev në një intervistë në televizionin Kanal 5, duke informuar për dekretet ligjore të Qeverisë të miratuara sonte.

“Me dekrete të veçante ligjore të Qeverisë është suspenduar vlefshmëria e ligjit për tubime publike sipas gjendjes së jashtëzakonshme, për parandalimin e infeksionit nga koronavirusi”,theksoi Çulevi.
Me dekret ligjor, informoi ministri, është miratuar edhe vazhdimi i afateve të provimeve për dhënien e provimeve për leje dhe funksionimi i autoshkollave.

Shtetasve të huaj të cilët kanë mbetur në shtet, siç theksoi Çulevi, do t’iu vazhdohet qëndrimi deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme.