Cungu: Koalicioni “Lista Shqiptare Genci Nimanbegu-Nik Gjeloshaj” është formuar si përgjigje e thirrjeve dhe kërkesave tuaja dhe te diasporës, për tu bashkuar

Miq të dashur! Koalicioni “Lista Shqiptare Genci Nimanbegu-Nik Gjeloshaj” është formuar si përgjigje e thirrjeve dhe kërkesave tuaja dhe te diasporës, për tu bashkuar.

Tash e një kohë të gjatë ne kemi harxhuar shumë energji e kohë duke garuar kundër njeri-tjetrin. Koha është tani që të kuptojmë se problemet e shqiptarëve janë të mëdha dhe se të përçarë kemi ndikim të vogël.

Unë besoj se vetëm koalicioni ynë ka vizionin e duhur, vullnetin e dëshmuar dhe kuadrot e kualifikuar për të përmirësuar gjendjen e shqiptarëve të Malit të Zi. Numri i listës sonë është 10 si për të dëshmuar që e meriton vërtetë notën 10.

Prandaj mos humbni mundësinë e 30 gushtit për të ngritur zërin kundër problemeve që po ballafaqojmë, dhe për të sjellë një ndryshim në gjendjen e popullit tonë. Rrumbullakosni numrin 10 për të siguruar një të ardhme të lumtur për veten dhe fëmijët tuaj, për tokën dhe kombin tonë !

Miq të dashur! Koalicioni “Lista Shqiptare Genci Nimanbegu-Nik Gjeloshaj” është formuar si përgjigje e thirrjeve dhe…

Gepostet von Nazif Cungu am Samstag, 15. August 2020