Daçiq: Do t’i forcojmë raportet me Kinën e Rusinë, e do ta luftojmë pavarësinë e Kosovës

Njësoj sikurse në vitin e kaluar, shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se do ta vazhdojë luftën kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës

Daçiq ka thënë se në vitin 2020 Serbia do të vazhdojë përpjekjet për ruajtjen e integritetit territorial dhe pavarësisë së Serbisë dhe për gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi sa i përket çështjes së Kosovës.

“Unë pres më shumë shtete që të tërheqin njohjes. Do t’i vazhdojmë veprimet diplomatike kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata dhe institucione ndërkombëtare”, ka thënë Daçiq.

Përveç tjerash, Daçiq ka thënë se do të vazhdojnë të forcojnë raportet jo vetëm me Rusinë dhe Kinën, por edhe me SHBA-në, Francën, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, siç ka potencuar diplomati serb për t’i ruajtur raportet “me miqtë tradicionalë nëpër botë”. /GazetaExpress/