Dafina e bën familjarisht lidhjen me Dj Geek (VIDEO)

Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri po vazhdon të jetë në krye të medieve rozë kjo për shkak të paraqitjeve të saj unike.

Bukuroshja ka arritur që ti sjellë skenës muzikore hite të një pas njëshme, duke qenë ndër këngëtaret më të kërkuara, shkruan Kosovarja.

Jeta e saj private nuk ka mundur asnjëherë të jetë larg syrit të medieve, ani pse pati lidhje dhe dështime, këto nuk e ndalen që të jetë ndër fytyrat më të dashura në publik.

Ajo është shumë aktive në rrjete sociale ku ndan postime të ndryshme, por që ky i fundit mori vëmendjen për shkak që ka bërë lidhjen familjare me të dashurin e ri, Dj Geek.

Në videon e publikuar shohim nënën e këngëtares krahë për krahë me Dj Geek, ndërsa ecin dhe bëjnë shëtitje duke dëgjuar këngën e saj “vuj vuj”.

Pranë tyre ishte Dafina që i incizoj dhe motra e këngëtares që po duken tejet të lumtur.

Dafina po shihet se është e kompletuar më dashurinë e familjes dhe të dashurit të saj, dhe po e prek qiellin e shtatë nga lumturia.