DAP do të jetë hallkë e fuqishme e luftës kundër krimit, korrupcionit dhe ekonomisë gri!

Sot në hapësirat e DAP, bashkë me drejtoreshën Sanja Lukarevska mirëpritëm zëv.Kryeministrin për luftë kundër krimit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, Ljupcho Nikolovski , me të cilin hapëm shumë tema diskutimi, duke u nisur nga sistemi për evaulimin e rrezikut, për përcjelljen elektronike të sistemit për lojërat e fatit dhe mënyra e kontrollit të tyre, temat që kanë të bëjnë me problemet me të cilat ballafaqohen kreyeshefat e Drejtorive të DAP, si dhe me theks të veçantë për rolin e Inspektoratit të përgjithshëm tatimor, në mënyrën e zbulimit në proçesin e krijimit të korrupcionit dhe evazionit fiskal. Vazhdojmë këtë luftë të përbashkët institucionale, që të mundësojmë të drejta të barabarta për të gjithë dhe të fitojmë luftën e veprimeve kundërligjore.

https://www.facebook.com/aselam.selami/posts/3774514052614809