Dehari: 7 Marsi gjithmonë na kujton sakrificën dhe flijimin e të parëve tanë për të pasur shkollim në gjuhën shqipe

7 Marsi gjithmonë na kujton sakrificën dhe flijimin e të parëve tanë për të pasur shkollim në gjuhën shqipe. Shumçka na vjen e shkon, por këtë datë të rëndësishme nuk mund ta harrojmë kurrë. Kjo ditë na rikujton hapjen e shkollës së parë shqipe, mësonjëtoren e Korçës, mësuesit dhe nxënësit e parë që ishin pjesë e kësaj shkolle, Mahmud Dumanin, Pertef Therepelin me shokë e arsimtarë tjerë që përhapën shkronjat e para kudo në Kërçovë e rrethinë.
Në emër të Komunës së Kërçovës, si dhe në emrin tim më lejoni që të përgëzoj mësimdhënësit dhe punëtorët në arsim për punën e tyre të shenjë, duke iu dëshiruar suksese në edukimin e brezave të rinj.

Komuna e Kërçovës
Kryetar,
Fatmir Dehari