Dehari: Në Kërçovë u vendos gurthemeli i pishinës së mbyllur

Në Kërçovë u vendos gurthemeli i pishinës së mbyllur në kuadër të projektit së Agjencisë për Rini dhe Sport për realizimin e 14 objekteve të tilla.
Për ndërtimin e pishinës me dimensione 25 metra gjatësi dhe 9 gjerësi, do të harxhohen 43 milionë denarë me TVSH. Afati për realizim është 18 muaj dhe pastaj do të jetë në funksion për fëmijët e shkollave dhe qytetarët.
Administrata e Komunës së Këçovës e ka përgatitur gjithë dokumentacion e nevojshëm për dhënien e Lejes së ndërtimit dhe i ka ndërmarrë të gjitha masat për sigurimin dhe rregullimin e vendit ku do të ndërtohet ky objekt i pari i këtij lloji në Kërçovë, informon kryetari Fatmir Dehari në postimin e tij në Facebook.