Delegacioni parlamentar në Bruksel në konferencë për komunikim me qytetarët

epa06024348 A view outside of the Paul-Henri Spaak (PHS) building at the European Parliament in Brussels, Belgium, 12 June 2017. The Paul-Henri Spaak building is 24 years old and its management wants to tear it down and build a new one for nearly half a billion euros. This building includes the 'Hemicycle' and the President's office. EPA/STEPHANIE LECOCQ

Në Bruksel sot do të mbahet konferencë interparlamentare me temë “Komunikimi me qytetarë, si të zhvillohet strategjia gjithëpërfshirëse komunikuese nga Parlamenti”, organizuar nga Grupi për mbështetje të demokracisë dhe koordinimit të zgjedhjeve në bashkëpunim me Komitetin për punë të jashtme të Parlamentit Evropian. Në konferencë merr pjesë edhe delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje të së cilës janë Pavle Bogoevski, Ivan Ivanov, Agim Shaqiri dhe Zeqir Rampilloviq.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar , në konferencën që do ta hapë eurodeputeti Eduard Kukan, do të shkëmbehen e mendime dhe përvoja rreth politikës  për komunikim me PE-në, strategjia komunikuese e PE-së për zgjedhjet për PE 2019, si parlamenti mund ta përcjell mendimin publik, si parlamenti të luftojë me lajmet e rreme, Parlamenti Evropian dhe mediat: kushtet e siguruara për gazetarët, Parlamenti Evropian dhe qytetarët: kanale të drejtpërdrejta të komunikimit.

Fjalime të veta dhe debate do të kenë drejtori i përgjithshëm për komunikime dhe zëdhënësi i Parlamentit Evropian, përfaqësues të Drejtorisë së përgjithshme dhe eurodeputetë.