Demiraj: Mendoni o popull se kujt ia keni dhënë votën

Te nderuar miq!

Lajmi i djeshem i te gjithe gazetave ne lidhje me zbulimin e dokumentave ku dy “udheheqesit” boterore bashke me vellain e tyre serb Vucic po lobojne ne Europe per ndarjen e Dardanise eshte lajmi me i hidhur.

Mendoni o popull se kujt ia keni dhene voten per tju drejtuar dhe udhehequr? Dy sulltaneve qe jo vetem nuk ju kane udhehequr, por vetem ju kane varferuar dhe vjedhur cdo prone publike shqiptare.

Duke mos mjaftuar kjo, tani duan te falin edhe token dhe pasurite kombetare, per te cilat kane derdhur gjakun mijera deshmore. Mendoj se ka ardhur koha qe gjithe populli Shqiptar ne te dy anet e kufirit te bashkohet dhe ti hedhe ne koshin e plehrave keta tradhtare te Kombit.

Ne si diaspore shqiptaro-amerikane do bejme gjithcka, sic edhe e kemi bere deri tani ne nivelet me te larta te administrates amerikane, ne Kongres, Senat dhe deri ne Shtepine e Bardhe per te demaskuar keta njerez te korruptuar, tashme te demaskuar ne te gjithe perendimin.

Keta bashkepunetore te armiqve tane shekullore, nuk mjaftohen me te keqiat qe kane bere deri tani, varferine, korrupsionin galopalt, krimin, trafiqet e droges, vrasjet, largimin e shqiptareve jashte vendit, etj por duan te realizojne edhe aktin e fundit te tradhtise, copetimin e trojeve entike sikur te mos mjaftoje qe prej 120 vitesh trungu i Kombit vetem eshte zvogeluar.

Nuk do ti lejojme asnjehere.

D.D. Michigan.

Te nderuar miq!Lajmi i djeshem i te gjithe gazetave ne lidhje me zbulimin e dokumentave ku dy "udheheqesit"…

Gepostet von Dritan Demiraj am Dienstag, 9. Juni 2020