Dendias: Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e Evropës

Në vendet fqinje evropiane të Ballkanit Perëndimor konfirmojmë se rajoni është pjesë integrale e Evropës, deklaroi shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias në hapjen e konferencës të titulluar “Nga Selaniku deri në Zagreb” në të cilën merr pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme i vendit tonë Nikolla Dimitrov.

Duke folur në sesionin “Avancimi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor: Sfida aktuale dhe perspektiva”, Dencias theksoi se Selaniku është përzgjedhur për nikoqir në Konferencë sepse këtu në vitin 2003 është konfirmuar Agjenda e Selanikut, e cila i ka rregulluar marrëdhëniet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Jemi këtu dhe pasi Selainku është udhëkryq i Lindjes dhe Perëndimit dhe e lidh Ballkanin Perëndimor me tre kontinente”, shtoi Dendias.

Sipas tij, ky tubim mbahet në kohën kur BE-ja përballet me sfida globale edhe kur humb një vend të saj anëtar dhe prandaj në këtë moment kritik duhet ta mbajë idenë evropiane.

Ai potencoi se politika e zgjerimit i rëndësishëm për tejkalimin e ndarjeve të kontinentit, duke shtuar se perspektiva evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor është në dobi politike dhe ekonomike të BE-së dhe do të kontribuojë për përforcimin e bashkimit të Unionit.

Sipas Dendias, nuk ka dilema se rajoni i takon BE-së, por vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përkushtohen në qeverisjen e të drejtës, respektimit të të drejtave njerëzore dhe përforcimin e institucioneve demokratike. Dendias potencoi se BE-ja duhet t’i plotësojë premtimet e veta për integrimin e vendeve të rajonit, me çka do të arrihet transformim të Ballkanit Perëndimor, krijim të klimës më të volitshme ekonomike, ulje të papunësisë, tërheqje të investimeve të reja dhe ndalesë të ikjes së intelektualëve.

“Ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është në BE”, theksoi Dendias.

Pas sesionit “Avancim të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor: Sfida aktuale dhe perspektiva”, i cili mbahet pas dyerve të mbyllura dhe në të cilin është paraparë fjalim i të gjithë pjesëmarrësve, tubimi do të vazhdojë me drekë pune në temë “Ballkani Evropian në Evropë: Rruga përpara”.