DËNIME TË LARTA PËR TREGTARËT QË RRISIN ÇMIMET PRODUKTEVE

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi inforomon se është miratuar propozimi i Ministrisë së Ekonomisë për ndalesë për rritjen e çmimeve të produketeve nga tregtarët!

“Nga sot dënime të mëdha për ata që do të dëmtojnë qytetarët, dhe pa baze do rrisin çmimet. E paraparë edhe padi penale për abuzuesit!” , tha Bekteshi. Qeveria mbrëmë në mbledhjen e 20-të ka marrë vendim që të fikson çmimet e produkteve bazë, përfshi këtu bukën, kripën, vajin, qumështin, produktet e qumështit, vezët, mishin, pastat, ilaçet, dezinfektantët, përveç për produktet për të cilat ka fakte se janë rritur faktorët e hyrjes. Ky vendim hyn në fuqi një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare