Deputeti Alimi: Muki me Lilen e Enciklopedisë dhe Mukovskin e Amnestisë kundër shqipes dhe pro një njësie

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ejup Alimi, ka reaguar ndaj deputetit te LSDM Muhamed Zeqiri pasi qe ky i fundit doli ne mbrojtje te ndryshimit te modelit zgjedhor duke thene se humb BDI, e jo shqiptaret edhepse te gjitha partite shqiptare e kane kundershtuar ndryshimin nga 6 ne 1 njesi zgjedhore.

“MISIONI I LILËS, MUKIT, KARAKAMISHEVËS DHE ALTERNATIVËS

Erdhi dhe kjo ditë! Muki dhe Alternativa që dikur thirrej në besën shqiptare, sot radhiten pas Lile Popovskës, Amdi Bajramit dhe Mukovskit kundër Badenterit, e me këtë – edhe kundër Marrëveshjes së Ohrit.

Duan Një njësi zgjedhore për ti shpëtuar ata që vjellin vrerë çdo ditë kundër shqiptarëve.
Matematikat manipuluese alla-gjysmë hoxhë e gjysmë shqiptar, nuk pinë ujë!

Se janë mashtrues dhe argat i tjetrit, tregoi edhe radhitja pas Karakamishevës.

As për Ligjin e shqipes gojën nuk e çelën. Përkundrazi, u radhitën kundër shqipes si gjuhë zyrtare në RMV.” shkruan Alimi.