Deputeti i LSDM-së propozon ligj për mosskadimin e veprave të politikanëve

Pasi gjykata penale e liroi nga akuza ish kryeministrin Nikolla Gruevski, për shkak të vjetërsimit të lëndës në rastin “Trajektorja” , deputeti I LSDM-së Aleksandar Kiracovski do të dorëzojë propozim ligj me të cilin veprat penale të kryera nga zyrtarët e zgjedhur dhe emëruar nuk duhet të skadojnë. Një gjë të tillë ai e ka bërë publike nëpërmjet profilit të tij në fejsbuk.

TABELË: Aleksandar Kiracovski
“Shpëtimi i Nikolla Gruevskit nga ndjekja penale në rastin ‘Trajektorja’ është situata e cila nuk duhet të lejohet të lëshohet nga shikimi, duhet të parashikohet dhe të parandalohet, veçanërisht nëse merret parasysh gjyqësori skajshmërisht i korruptuar (me përjashtime), të jetë i gatshme në shërbim të ish kuadrit politik në sistemin gjyqësor. Ikja në Hungari dhe vjetërsimi i kësaj vepre, për shkak të skadimit të afatit 6 vjeçar, pa vendim të plotfuqishëm, nga opinioni lexohen si shpëtim i simbolit të nëntokës kriminale politike në kohën e qeverisjes së tij, Nikolla Gruevski. Pikërisht për këtë si deputet në Kuvendin e Maqedonisë tonë, dorëzoj propozim ligj me të cilin veprat penale të kryera nga zyrtarët e zgjedhur dhe emëruar nuk do të skadojnë.”

Në vazhdim ai ka njoftuar se do të kërkojë mbështetje nga të gjithë 120 kolegët deputetë që të kyçen në këtë zgjidhje ligjore dhe së bashku sa më shpejtë ta votojnë dhe i njejti të implementohet.

Përndryshe, gjatë ditës së djeshme, Gjykata Penale ka kostatuar se është vjetëruar lënda “Trajektorja” që ka të bëjë me autostradat kineze, ku i akuzuar është ish kryeministri Nikolla Gruevski. Ky vendim u mor pasi avokati i cili sipas detyrës zyrtare iu nda Gruevskit, para pak kohësh dërgoi kërkesë në gjykatë për të konstatuar vjetërsimin e lëndës, duke patur parasysh se kanë kaluar gjashtë vjet nga koha kur është kryer vepra sipas PSP-së, ndërsa vendim të plotëfuqishëm nuk kishte ende. Në rastin “Trajektorja” Gruevski ishte i akuzuar se ka pranuar shpërblim për ndikim antiligjor. Procesi gjyqsor do të vazhdojë për ish funksionarët e VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Peshevski, Mile Janakievski dhe Lupço Georgievski, të cilët akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.