DEPUTETI I VV-SË I REAGON MUSTAFËS: PËR KEQARDHJE NË ÇFARË DEREXHE KE ARDH

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i është kundërpërgjigjur kritikave të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me vendimet qeverisë në detyrë, e për të cilat ka thënë se po uzurpohet shteti.

Bajqinovci në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se MPB nuk ka nuk ka nxjerrë vendim “për lejim të deputetëve a Kuvendit për të mbajtur mbledhje, por qw Policia e Kosovës të mos ndalojë deputetët ditën e nesërme për shkak të mbajtjes së seancës”.

“Ministria e Punëve të Brendshme, nuk ka nxjerrë Vendim “për lejim të deputetëve a Kuvendit për të mbajtur mbledhje”, por ka nxjerrë një vendim që autorizon Policinë e Kosovës, që përkundër masave kufizuese të karantinës që janë fuqizuar në përputhje me Ligjin për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, të mos ndalojë deputetët ditën e nesërme për shkak të mbajtjes së seancës”, ka shkruar Bajqinovci.
Sipas Bajqinovcit, Mustafa e ka humbur arsyen dhe është për keqardhje se në çfarë pozite e ka sjellë partinë që drejton.

“Është për keqardhje në çfarë derexhe ke shkuar ti dhe me vete e ke marrë edhe partinë tënde. U ka shpërfytyruar Hashimi Isë. Ke humbur arsyen. Ka shenja që edhe je pishman që u nënvendose në vargun e partive të Hashimit por çfarë të bëjmë tani. Të gjithëve na vjen keq që ‘institucionalizmin’, ‘konstitucionalizmin’, ‘akademizmin’, e ‘intelektualizmin e LDK –së e ke hashimizuar e për këtë, një ditë do të flas vet anëtarësia e LDK –së, duke të të bërë ty përgjegjës”, ka shkruar Bajqinovci.