Deputeti Izet Mexhiti merr pjesë në shënimin e përvjetorit të çlirimit të Shkupit

Deputeti i BDI-së dhe ish kryetari i komunës së Çairit për tri mandate, Izet Mexhiti, mori pjesë në shënimin e 108 vjetorit të çlirimit të Shkupit, të organizuar nga Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në bashkëpunim me Komunën e Çairit dhe Komunën e Sarajit.

Promovimet e vlerave kombëtare gjithmonë janë frymëzuese në datat e rëndësishme historike, ka shkruar në rrjetin social, z. Mexhiti.

Ja postimi i deputetit Izet Mexhiti në fb:

Në kuadër të aktiviteteve të sotme, me rastin e 108 vjetorit të Çlirimit të Shkupit, kisha kënaqësinë të jem pjesëmarrës në promovimin e Poemës “Adem Jashari” të autorit Ilir Shaqiri, organizuar nga Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në bashkëpunim me Komunën e Çairit dhe Komunën e Sarajit.
Promovimet e vlerave kombëtare gjithmonë janë frymëzuese në datat e rëndësishme historike, sepse duke kujtuar sakrificën e së kaluarës ia dimë vlerën e të arriturave sot dhe ndërtimin e së ardhmes!